Vonesa e borxheve shkakton telashe të shumta mes qytetarëve të cilët kanë raporte të afërta me njëri-tjetrin.
Si rrjedhojë e kësaj krisen miqësi e lidhje familjare, e shpesh herë lindin edhe konflikte të cilat pasojnë me kërc ënime e konfrontime f izike, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i f rikshëm ka ndodhur dje në Komoran të Drenasit, ku një person dyshohet se ka shtënë me a rmë z jarri pasi dy persona tjerë shkuan t’ia kërkojnë paratë që ua kishte borxh.
Sinjali mëson se dy vëllezërit kanë shkuar te shtëpia e të dyshuarit A.C.,me qëllim që t’i marrin paratë e borxhit, por me të arritur te dyert e shtëpisë së tij, janë p ërballur me diçka e cila ishte mjaft e rr ezikshme.
I d yshuari me qëllim që t’i f rikësojë v iktimat, kishte dalë në ballkonin e shtëpisë dhe kishte shtënë me p ushkën e tij të gjuetisë në ajër, por që nuk ka pasur p asoja në njerëz.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe seku estruar një gëzhojë, a rmën i legale që d yshohet se u përdor në rast dhe tre f ishekë./Sinjali