Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar sërish lidhur me postimin e tij të djeshëm për deputetin e Vetëvendosjes, Fatos Geci.
Mehmetaj ka deklaruar se postimi i publikuar një ditë më parë do të mbetet i pandryshuar, duke këmbëngulur se përmbajtja e tij është e vërtetë.
Ai ka theksuar se nuk do t’i heqë asnjë shkronjë këtij postimi apo ndonjë postimi tjetër të tij.
Gazetari ka paralajmëruar se do të vazhdojë të reagojë ndaj personave që, sipas tij, tentojnë të gënjejnë dhe mashtrojnë publikisht, duke vënë theksin te përfaqësuesit e pushtetit.
“Veçanërisht me analfabetët e pushtetit”, ka shkruar Mehmetaj në reagimin e tij.