Gazetari Valon Syla ka reaguar me ironi ndaj asaj që e ka cilësuar si konkurrencë mes zëdhënësve të vetëshpallur të UÇK-së, duke komentuar marrëveshjen mes tyre për të mos e fyer njëri-tjetrin.
Në reagimin e tij, Syla ka rikujtuar se zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ndodhet në Hagë, ku është dënuar me mbi 20 vjet burgim, sipas pretendimit të tij në reagim.
“Çfarë konkurrence e zëdhënësve të vetëshpallur të UÇK-së. Që krejt në mes veti qenkan marrë vesh, mos me sha njëri-tjetrin”, ka shkruar Syla.
Ai e ka përfunduar reagimin me një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj debatit publik në Kosovë, duke shkruar: “Marre. Për drejtësinë dhe komentarin politik në Kosovë.”
Reagimi i gazetarit vjen në një kohë kur diskutimet për UÇK-në, drejtësinë dhe përfaqësimin e saj në debatin publik vazhdojnë të jenë temë e ndjeshme në Kosovë.