Rritja e çmimeve të produkteve, Ahmeti: Çka kam ble me 380 euro në dhjetor 2021, tash më duhen 495 euro

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka krahasuar çmimet e produkteve bazike në Kosovë në dhjetor të 2021 dhe në dhjetor të 2022.

Ahmeti thotë se atë se çka ka ble me 380 euro në dhjetor të 2021, tash i kushtojnë 495 euro.

“Ndryshimet e çmimeve për disa nga produktet bazike në Kosovë në dhjetor 2021 dhe dhjetor 2022. Inflacioni 11 përqind (9.2 në BE)! Tani ju e dini se çfarë sasie i shpenzoni në secilën kategori. Personalisht ata çka kam arrit me ble me 380 euro në dhjetor 2021 tash më duhen 495 euro.

Po ashtu mund të kalkuloni edhe lehtësimet nga qeveria nqs keni ndonjë. Nqs nuk ka atëherë ju i keni mbi 10 përqind më pak buxhet sot se vitin e kaluar”.