Albin Kurti: Grupi Wagner dhe Ujqërit e Natës ishin në barrikadat në veri të Kosovës, fotot i çuam në Prokurori

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për gazetë holandeze, ku ka zbuluar disa detaje në lidhje me barrikadat që u ngritën në Veri.

Kurti u shpreh se personat që qëndruan në barrikada u sollën me autobusë nga Serbia dhe se ndër ta kishte edhe persona të maskuar të Brigadës së Veriut, Grupit Ëagner dhe Ujqërit e Natës, për të cilat tha se ka foto e video që tashmë janë dërguar në prokurori.

“Njerëzit po sillen me autobusë nga Serbia për të udhëhequr barrikadat. Ne kemi prova se këta janë njerëz të maskuar me shenja të milicisë ruse Ëagner, Ujqërit e Natës (një bandë ruse motoçikletash besnike ndaj Putinit) dhe të ashtuquajturës Brigadë e Veriut”, ka thënë Kurti për gazetën NRC, derisa ka shtuar se nuk mund t’i publikojë këto prova meqë “pozicioni nga i cili janë marrë fotot dhe videot mund të tradhtojë burimet tona”.