Pamje pa koment: Pronari i një lokali lag me ujë të ftohtë gruan e pastrehë

Një burrë në San Franciso është filmuar duke lagur me ujë një grua të pastrehë, të cilën vazhdimisht e urdhëronte të largohej.

Ajo çfarë është më shokuese se ai nuk ka shprehur as edhe një pikë pendimi, pasi ka deklaruar se sërish do të vepronte njëjtë po t’i jepej mundësia.

Videoja e Collier Gwin duke lagur me ujë të ftohtë gruan e paidentifikuar u shpërnda në rrjetet sociale gjatë të hënës, ku përdoruesit reaguan ashpër ndaj tij dhe veprimit që ai e kishte bërë.