Albina Kelmendi, do ta përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision 2023, me këngën “Duje”.
Ajo u përzgjodh fituese në Festivalin e Këngës në RTSH. Mirëpo, nuk është hera e parë që ajo merr çmim në festivalet e Shqipërisë.
Ajo kishte marrë pjesë gjithashtu në “The Voice of Albania”, tetë vjet më parë, ku doli e dyta pasi votat e fituesit të parë i mori rivali përballë saj, Aslaidon Zaimaj.
Albina ishte në ekipin e Elsa Lilës, e cila ishte befasuar, dhe ishte kthyer e para, pasi kishte dëgjuar zërin e Albinës, në audicionet e fshehura.
Shiko videon: