I vdiq babai, dëshira e 9 vjeçarit ua mbush sytë me lotë: “Dua që mamit tem me ja ba një celular të mirë”

Një 9-vjeçar, në ATV ka rrëfyer historinë e tij të dhimbshme kur kishte humbur babanë. Lotët e tij nuk kishin të ndalur kur i kujtohet ai moment, të cilin nuk o ta harrojë asnjëherë. “Nuk kam ditë mu nalë t’u qajt kur babi ndërroi jetë”, rrëfen ai, teksa i rridhnin lotët.

Tani, pasi nuk e ka babanë, dëshira e tij e vetme është që ta bëjë nënë e tij të lumtur. “Dua që mamit tem me ja ba një celular të mirë”, thotë 9-vjeçari mes lotësh. Ai tregon edhe për sakrificat që nëna e tij bën për t’i rritur fëmijët.

Shiko videon më poshtë për ta dëgjuar rrëfimin e tij të plotë: