Albin, i ki ditet e numrume, vjen paralajmerimi per Kurtin…

Gazetari Berat Buzhala ka publikuar një fotografi që, sipas tij, është ndër më domethënëset e ditëve të fundit në skenën politike të Kosovës.

 

Në imazhin e shpërndarë në rrjetet sociale, shihet kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke mbajtur një deklaratë për media. Në sfond të fotografisë vërehet një poster i ish-presidentit Hashim Thaçi, me mbishkrimin “ME TY GJITHMONË”.

Një pjesë e komentuesve e kanë interpretuar fotografinë si simbolikë politike në kontekstin e zhvillimeve të fundit rreth konstituimit të Kuvendit dhe negociatave për formimin e institucioneve të reja, ndërsa të tjerë e kanë cilësuar atë si një koment politik të gazetarit.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë reaguar ndaj postimit të Berat Buzhalës.

Bashkë me fotografinë, Buzhala ka publikuar edhe

një mesazh me tone politike, duke lënë të kuptohet

se zhvillimet e fundit mund të sinjalizojnë ndryshime

në skenën politike.

“Përndryshe kjo është fotografia m domethënëse e

këtyre ditëve. Albin, i ki ditët e numëruara. Kayr pak

përmas”,

, ka shkruar ai.

Postimi eshtë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku ka nxitur reagime dhe komente të shumta

nga qytetarët dhe ndjekësit e debatit politik.