Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla ka publikuar dy fotografi të ish-diktatorit Enver Hoxha, duke thënë se si dikur që bënte regjimi i tij propagandë me fëmijët e patriotëve, të njëjtin marketing po e bën edhe Albin Kurti.Me anë të një postimi në Facebook, Syla ka thënë se Albin Kurti po bën propagandë me fëmijët e patriotëve kosovar, ku si shembull e ka marrë Ministren e Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz.
“Në këtë foto dikur r egjimi ko munist i Enver Hoxhës bënte pr opagandë me fëmijët e patriotëve kosovar si Jusuf Gërvalla. Sot kjo vajzë është Ministre e Jashtme, Donika Gërrvalla Schwarz. Por loja me fëmijë sot s’po ndalet. Me të po bënë ma rketing një lider i ri si Albin Kurti.
Në esencë, politika kurrë s’u ndal duke bërë lojëra me fëmijët e familjeve patriotike”, ka shkruar ai.Syla tutje ka thënë se edhe pse Donika Gërvalla deklaron se është an ti-k omuniste, ajo ishte në listë dhe përfitoi pozita nga k omunisti i ri, apo neok omunisti Kurti.