Artan Hoxha thotë se deklarata e pazakontë e MEPJ, se ka nisur procedura për zëvendësimin e ambasadores Yuri Kim, tregon se ka diçka që nuk shkon mes Kim dhe Edi Ramës.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha deklaroi se me deklaratën e MEPJ, qeveria ka dashur të japë një mesazh.
“Gjatë qeverisjes së Ramës janë ndryshaur tre ambasadorë. Nuk kemi parë asnjëherë që qeveria të bëjë këtë që bëri. Nuk ka njoftuar ndonjëherë MEPJ. Përse duhet të njoftojë MEPJ? Çfarë e shqetëson ministrinë tonë?
Ka plotë forma të tjera, kur qeveria di të luajë dhe e dimë sa e fortë është qeveria në lojën mediatike. Mund ta ngrinte në një nga mediat.
Fakti që është reaguar me qëndrim zyrtar, do të thotë që qeveria ka dashur të japë një mesazh. Këtë mesazh do t’ja cojë dikush në vesh. Pse është kaq e interesuar qeveria?
Ne sot pamë dy veprime. Mediat sot ishin live te prezantim i projektit të Portit Tregtar në Durrës. Aty nuk ishte Yuri Kim. Rama e la nga fundi dhe tha ka ardhur edhe zv.ambasadori amerikan. Pasdite u bë takimi i Ramës me Yuri Kim.
Pra, nuk mund ta fsheshim që midis kryeministrit dhe ambasadores Kim, të cilës i mbaron mandati, ka diçka që kërcet. Nëpërmjet atij reagimi kryeministri u mundua të çojë një mesazh në favor të tij”, tha Hoxha.