Edi Rama i “zbras” të gjitha: Skam ndërmend të lë pasardhës, kur të iki unë do e shikoni cdo bëhet, do e marri ai që

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të nisë sezonin e ri të podcastit të tij “Flasim” me disa ndryshime që nuk kanë kaluar pa u vënë re. Në podcastin e tij të parë për sezonin e ri, Edi Rama duket se nuk është në rolin e moderatorit por të intervistuarit.

 

Përballë gazetares Rudina Xhunga, kreu i qeverisë shqiptare ka zgjedhur të flasë për temat më të bujshme të këtij viti, duke nisur që nga ishulli i Sazanit, Zvërneci, e deri te politikanët socialistë, me në fokus kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i cili duke qenë se ështb paraburgim prej më shumë se dy vitesh, kryeqyteti ka mbetur “pa kokë”.

 

Referuar videos së shpërndarë në rrjet nga vetë Rama, lë të kuptohet se intervista e dyshes është goxha e gjatë, pasi kryeministri ndryshe nga zakonisht, është përgatitur për t’i dhënë përgjigje pyetjeve të shumta. Duke nisur intervistën me batuta, Rama fillimisht ndalet te çështja e cila ka ngritur peshë shqiptarët, ishullin e Sazanit, për të cilën thekson se ai nuk ka shitur tokat e Shqipërisë.

“Ata nuk po blejnë ishullin. Ata as nuk po marrin pronësinë mbi ishullin. Ai ishull do të jetë pronë e Republikës së Shqipërisë. Nuk jam shitësi i Shqipërisë” thekson Rama.