‘Te du perjete’, dalin fjale prekese nga me e dashura e Laurentitn

Pas vdekjes tragjike të Laurent Krasniqit, dhimbja dhe mesazhet prekëse për të kanë vazhduar të shpërndahen në rrjetet sociale. Familjarë, miq dhe persona të afërt me të kanë shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e tij.

 

Në mesin e dedikimeve më emocionuese janë edhe ato të personit që ishte më i afërt me Laurentin. Përmes disa postimeve, ajo ka ndarë fjalë të ndjera për të, duke treguar dashurinë dhe dhimbjen që ka lënë pas ndarja e tij nga jeta.

 

“Të du përjetë”, është një nga fjalët prekëse të dedikimit të saj për Laurentin. Mesazhi ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, duke prekur edhe ata që e kanë parë.

Humbja e Laurentit ka lënë pas një boshllëk të madh te njerëzit e tij më të afërt, ndërsa kujtimet dhe dedikimet për të po vazhdojnë të shpërndahen. Dhimbja e familjes dhe e personave që e kanë dashur është shprehur në forma të ndryshme pas tragjedisë.

Ndërkohë, edhe motra e Laurentit ka shpërndarë disa mesazhe emocionuese, përmes të cilave ka shprehur dhimbjen e madhe dhe mallin për vëllain e saj.