Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se shtypi i LDK-së gjatë periudhës para luftës kishte bërë fushatë kundër Adem Demaçit.
Në emision po diskutohet për figurat të Adem Demaçit dhe Ibrahim Rugovës.
Gashi thotë se përkundër rivaliteteve mes tyre, Rugova kurrë personalisht nuk e kishte sulmuar Demaçin. Madje Gashi thotë se ai e ksihte quajtur Demaçin, njërin prej njerëzve të mëdhenj të Llapit.
“Duhet të studiohet dhe mund të del një doktoraturë shumë e mirë. Shtypi LDK-së ka bërë një fushatë të tmerrshme denigruese ndaj tij. Ia mohonin edhe burgun. Por nuk besoj se Rugova i nxiste. Madje ai kishte thënë se Llapi ka dhënë njerëz të mëdhenj dhe njëri ndër ta është Demaçi. Edhe për Kadaren. Thoshte është ndër shkrimtarët më të mirë shqiptarë”, tha ai.