Ngjashmëria e frikshme e Xhemës së ‘Ferrarit modest’ me trajnerin e Marokut

Maroku po bën mrekullinë në Botërorin “Katar 2022”.

Pasi eliminoi Spanjën, Maroku ka eliminuar edhe Portugalinë dhe është kualifikuar në çerekfinale.

Kjo është historike për Marokun dhe befasia më e madhe e botërorit.

Një detaj që ka rënë në sy, është edhe paraqitja fenomenale e Marokut në këtë kampionat Botëror të Katarit, ku merita ka edhe super-trajneri i tyre, Walid Regragui.

Walid Regragui u emërua si trajner i Marokut pak para fillimit të Botërorit, pas problemeve të disa futbollistëve me ish-trajnerin e tyre, Vahid Halilhodzic.

Një fakt interesant, është ngjashmëria e “frikshme” e Walid Regragui me ish-kanditatin “modest” për komunën e Podujevës, Xhemajl Hasanin.