“O ti që po e poston gruan në internet, a e di që ta shohin 700 – 800 burra të tjerë?

Imami nga shkupi, Sadullah Bajrami, përmes një postimi në faqen e tij në facebook, ka kritikuar burrat që e postojnë gruan e tyre në rrjetet sociale, shkruan pemajetes.com.

“Vëlla i dashur, a e ke menduar ndonjëherë që foton e gruas tënde që po e poston në facebook, e shikojnë 700 – 800 burra të tjerë? A e di vëlla që nga ky numër kaq i madh, mund të ketë të tillë që lakmojnë në gruan tënde, e ndoshta edhe e ruajnë foton në telefonat e tyre?”, ka shkruar ai në faqen e tij në facebook.

Vëlla i dashur, a e ke menduar ndonjëherë që foton e gruas tënde që po e poston në facebook, e shikojnë 700 – 800 burra të tjerë?

A e di vëlla që nga ky numër kaq i madh, mund të ketë të tillë që lakmojnë në gruan tënde, e ndoshta edhe e ruajnë foton në telefonat e tyre?
A e di vëlla që ky veprim është dejuzllëk, e Pejgamberi jonë, ﷺ, ka folur ashpër për dejuzin?

Na tha I Përzgjedhuri i Allahut, që dejuthi nuk do të hyjë në Xhennet.

Dejuthi është ai që krenohet dhe lavdërohet me bukurinë dhe stolitë e gruas së tij. Nuk e ruan dhe nuk e mbron nga sytë e burrave të tjerë.
Ku të mbeti krenaria, o ti që je me shahadet?