Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjuufca, ka thënë se nuk mendon që Serbia lëshon pe në Veriun e Kosovës, pa një përpjekje të madhe apo pa një betejë të madhe.
Konjufca është shprehur se mendon se edhe nëse do të kishte zgjidhje për zgjedhjet në veri, përsëri nuk do të ishin zgjidhur problemet.
Serbia e ka hapin e radhës. Ata edhe 20 hapa kanë me i ndërmarrë. Më 18 dhjetor është hapi i radhës. Po besoj që kemi një strategji qysh me ju qas hapave të Serbisë, dhe të garantojë që kemi. Serbia ka kalu në atë fazën përfundimtare të vijave të kuqe të përdorimit edhe të gatishmërisë për konflikt. Dhe kur Serbia të kalon në kësi faze, ajo një zor shumë të madh e ka.
I kam përcjell edhe analistët dhe opinionbërsit dhe qysh e logjikojshin këtë çështjen e targave, thoshin se Serbia e ka vetëm për targa, mirë u zgjidhen targat. A po zgjidhet problemi? Jo. Se unë mendoj se edhe për zgjedhje me pasë marrëveshje, prap nuk zgjidhet problemi. Pse? Se unë mendojë se kjo është betejë e vërtetë dhe unë nuk kam iluzione për veti, unë nuk mendoj se Serbia e lëshon veriun e Kosovës pa një betejë të madhe, pa një përpjekje të madhe”, ka thënë Konjufca në RTV Dukagjin.