Sipas informacioneve që ka siguruar gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, viktima është një 34-vjeçar.
Pas ngjarjes, sipas të njëjtave burime, pasagjerët kanë mbetur të mbyllur brenda aeroplanit për rreth një orë, pa mundësi daljeje, ndërsa situata është përshkruar si e tensionuar.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur ekipet emergjente, të cilat kanë bërë tërheqjen e trupit nga aeroplani.
Më pas, autoritetet kompetente kanë konstatuar vdekjen e 34-vjeçarit. Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat apo shkaqet që çuan në vdekjen e tij.