Çitaku: Graniti nuk bëhet as më i madh, e as më i vogël nga statusat tonë në Facebook

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku përmes një statusi në Facebook i ka dalur në mbrojtje analistes Zana Avdiu pas komenteve kërcënuese që janë bërë në drejtim të saj.

Çitaku thotë se njerëzit mund ta kundërshtojnë atë rreth asaj çka thotë, por jo ta linçojnë.

“Graniti nuk bëhet as më i madh e as më i vogël nga statusat tonë në Facebook. Vlerësimin për të e dha FIFA menjëhere pas lojës. U shpall lojëtar më i mirë i ndeshjes”, ka shkruar mes tjerash Çitaku.

Statusi i plotë:

Linçimet, kërcënimet, fyerjet, histeria, nuk kanë me na çu askund. Qetësonu pak. Në rregull është mos me u pajtu të gjithë për gjithçka. Në fakt, shyqyr që mendojmë ndryshe.

Graniti nuk bëhet as më i madh e as më i vogël nga statusat tonë në Facebook. Vlerësimin për të e dha FIFA menjëhere pas lojës. U shpall lojëtar më i mirë i ndeshjes.

E ne jo rrallëherë u kemi vënë barrë të rëndë mbi supe sportistëve tanë. Barrën e historisë, barrën e vënjes së drejtësisë. Shumë presion i madh.

Granitit suksese në lojët e radhës, e ju gëzoftë zemra që po na bënë krenarë me fitoret e tij. A ka ma mirë, fëmijët sot në Kosovë i sheh me fanela të Xhakës, Shaqirit, Muriqit, Rashicës etj.

E Zana ka të drejtë të pamohueshme me e shprehë mendimin e vet, i pëlqeu dikujtë a jo. Kundëtshtone, po mos linçoni. Mos kërcënoni.

Kaq.