Prime-i i mbrëmshëm i Ferma VIP vazhdon të komentohet në rrjetet sociale, jo vetëm për debatet dhe surprizat, por edhe për një moment që shumë ndjekës e kanë cilësuar si një gafë të moderatores Arbana Osmani.
Në nisje të spektaklit, Arbana deklaroi se gjatë mbrëmjes do të zgjidhej edhe finalisti i dytë i këtij sezoni. Mirëpo, pas zhvillimit të sfidës me delet dhe përzgjedhjes së banorëve për televotim, situata mori një tjetër drejtim.
Pas vendimit që në nominim të shkonin Bujaka, Visi dhe Iliri, programi po shkonte drejt mbylljes kur Sara ndërhyri me një pyetje të drejtpërdrejtë:
“Po finalisti do zgjidhet sonte?”
Pyetja duket se e vendosi në vështirësi moderatoren, pasi vetëm pak më herët ishte deklaruar se finalisti i dytë do të shpallej gjatë asaj nate.
Momenti është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë komentuar kontradiktën mes deklaratës së bërë në fillim të Prime-t dhe zhvillimeve që pasuan gjatë mbrëmjes.
Videoja po bëhet virale në TikTok dhe Instagram, ndërsa fansat e formatit vazhdojnë të debatojnë nëse bëhej fjalë për një lapsus, një ndryshim të minutës së fundit apo thjesht një keqkuptim gjatë transmetimit live.
Një gjë është e sigurt: momenti ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe është kthyer në një nga temat më të komentuara pas Prime-t.