Rrugaçe nuk eshte Zana Avdiu, as kjo nuk eshte rrugaçe, po ata qe e ftojne ne emision, dhe e lejojne me hanger mut kunder nje njeriu qe na beri krenar te gjithe shqiptareve.
Kjo Zana nuk paska mujte me u marre me ata tifozat e Serbise, po me Granit Xhaken, qe ua paska tregu haletin. Mbase Zana u tregu e ndieshme ndaj shtrengimit te haletit te Granit Xhakes?! Mbase nga ai shtrengim ka ngelur pa gjume, ose ka alergji?!
Shume njereze koti jane futur ne tregun mediatik duke share figura me vlera. E me çka tjeter?!!!
Avdiu: Akti i Granit Xhakës është për turp, akt prej një rrugaçi
Analistja Zana Avdiu sot përmes një shkrimi në Facebook ka reaguar ndaj një fotografie të futbollistit Granit Xhaka, që po shpërndahet në rrjetet sociale. Avdiu thotë se akti i Xhakës në ndeshjen Zvicër Serbi është i turpshëm dhe e cilëson si një akt rrugaçi.
“Akti i Granit Xhakes, eshte per turp. Akt prej nje rrugaçi. Dhe, fatkeqesia eshte, qe asnje nuk la pa e shpernda ate foto. Pra, zero nivel, ne nje shtet te tane!”, ka shkruar Avdiu.
Ndryshe, Xhaka kishte vazhdimisht provokimeve nga lojtarët dhe publiku serb në ndeshjen që Zvicra pati me Serbinë, ku Zvicra shënoi fitore me rezultat 3:2, ndërsa në një rast situata për pak eskaloi në konfrontim fizik mes Xhakës dhe lojtarëve serb.