Gazetari i njohur zbulon arsyen pse Rama është nerνοz: Nuk është hera e parë që

Gazetari Erl Murati i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në Neës24 foli mbi projektin e portit të Durrësit teksa tha se fati që senaca në kuvend për miratimin e projektit zgjati deri në orën 3 të mëngjesit është një anormalitet.

Sipas tij çështja mban shumë dilema pas, ndërsa shtoi se nuk është hera e parë që Kryeministri Rama, i cili sipas tij duket tepër nervoz, mbron çështje që në fund dalin të jenë afera ose flluska ekonomike.

Murati foli gjithashtu për protestën e paralajmëruar nga opozita në 6 dhjetor, datë që përkon edhe me mbledhjen e samitit të liderëve të BE-së, teksa tha se tubimi i opozitës nuk do jetë një pamje e ‘keqe’ në sytë e perëndimorëve që do viziojnë kryeqytetin në kuadër të samitit.

“Fakti që një projekt kaq i madh i shtetit tonë që seanca zgjati deir në orën 3 e gjysmë të mëngjesit tregon se kemi të bëjmë me një anormalitet, duhet të zhvillohej në një orar normal që të gjithë qytetarët të kenë mundësi të informohen. Çështja e portit të ri të Durrësit mban shuë dilema dhe paqartësi pas. Nuk kishte as një emergjencë që kjo marrëveshje të kalonte me procedurë të përshpejtuar dhe me ligj të veçantë. Kemi të bëjmë me një vullnet për ta shpërndarë përgjegjësinë, nga Këshilli I ministrave te parlamenti. Ndoshta është e vërtetë që nuk ka shumë firma që kanë kapacitet për një port, pork jo mund të bëhej me një garë të hapur ndërkombëtare. Të gjitha këto fakte janë pika të errëta të këtij projekti, kjo është mungesë transparence.

Nuk dua të përsëris akuzat e opozitës, por besoj që kjo është një marrëveshje që kërkon patjetër të bëhet transparencë dhe mendoj se qeveria ka dështuar ta bëjë këtë në ëtë çështje, nuk është hera e parë që Rama mbron çështje që janë në fund afera apo flluska. Rama e mbronte me batuta aferën e inceneratorëve, port ani kemi një ministër e një deputet pas hekurave. Fakti që qeveria e mbron me zjarr një çëshjte nuk tregon që ata kanë të drejtë, kryeministri është nervoz pasi është I ndërgjegjshëm që nuk ka arritur të bëjë transparencë për publikun. Në rastin konkret bëhet fjalë për një pasuri publike që po u jepet investitorëve të huaj, qeveria ka detyrim të bëjë transparencën e nevojshme.