Kabineti i kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, ka demantuar raportimet se 10 deputetët e dorëhequr të Listës Srpska do të marrin edhe për 1 vit pagë nga buxheti i shtetit.
Shefi i Stafit të Glauk Konjufcës, Ilir Kërqeli në një prononcim për “Indeksonline”, ka thënë se ish-deputetët e dorëhequr më 7 nëntor nuk do të vazhdojnë të marrin asnjë benificion, pagën bazë që është 1 mijë e 547 euro apo 18 mijë 564 euro në vit.
“Momentin që japin dorëheqje ata nuk gëzojnë asnjë benificion, përfshirë edhe pagat. Rregullorja e Kuvendit nuk e parasheh që të dorëhequrit të marrin pagë”, ka thënë ai.
Kujtojmë se deputetët e rinj të këtij subjekti politik serb të cilët u betuan në seancën e të enjtes, do të marrin pagat e plota, pavarësisht politikave që i ndjekin në raport me prezencën e tyre në parlament.
Deputetët e rinj të Srpska-s:
Verica Çeraniq propozohet të zëvendësohet me Ksenija Bozoviq nga Lista Serbe
Branislav Nikoliq propozohet të zëvendësohet me Rados Mihajloviq nga Lista Serbe
Milosh Pervoviq propozohet të zëvendësohet me Nenad Radenkoviq nga Lista Serbe
Ljubinko Karadzhiq propozohet të zëvendësohet me Svetislav Jokiq nga Lista Serbe
Jasmina Dediq propozohet të zëvendësohet me Biljana Maksiq nga Lista Serbe
Dragana Antonijeviq propozohet të zëvendësohet me Cvetko Veljkoviq nga GI SPO
Slavko Simiq propozohet të zëvendësohet me Milan Kostiq nga Lista Serbe
Igor Simiq propozohet të zëvendësohet me Zoran Maksimoviq nga Lista Serbe
Miljana Nikoliq propozohet të zëvendësohet me Olivera Zdravkoviq nga Lista Serbe
Zoran Mojsiloviq propozohet të zëvendësohet me Milan Joksimoviq nga Lista Serbe