Edhe pse mbizotëron mendimi se sëmundjet e zemrës ndodhin kryesisht te të moshuarit, edhe të rinjtë nuk janë imunë ndaj këtij problemi.
Përveç kësaj, mungesa e aktivitetit fizik, dieta e gabuar dhe zakonet e këqija të jetesës mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të ndryshme.
Kjo është arsyeja pse ekspertët paralajmërojnë se cilat ushqime mund të ndikojnë negativisht dhe përshpejtojnë plakjen e zemrës.
Mishi i kuq
Ky lloj mishi është i pasur me yndyra të ngopura. Këto yndyra “të këqija” gjenden edhe në ushqime të tjera – vezë, krem, gjalpë dhe djathëra me yndyrë të plotë. Ato mund të ndikojnë në rritjen e nivelit të kolesterolit të keq, por edhe në shfaqjen e obezitetit dhe diabetit.