Hoti: Me Kurtin s’bën kush më marrëveshje, partnerët e kanë humbë besimin

Ish-kryeministri i Kosovës, dhe njëherësh deputeti i LDK’së, Avdullah Hoti ka thënë se me kryeministrin Albin Kurti askush më nuk bën marrëveshje.

Hoti në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se partnerët e Kosovës e kanë humbur besimin për shkak të kryeministrit Albin Kurti.

Më këtë kryeministër nuk ka më marrëveshje, kush s’bën më marrëveshje me këtë njeri. Duhet me u ndrru qeverisje në vend. Nuk ka logjikë më të vazhdojë më tutje, ky e ka humb besimin e parterëve tanë“.

Sipas tij, derisa zyrtarët amerikanë dërgojnë porosi se nuk duhet ministrat e zyrtarët kosovarë të udhëtojnë për në ShBA për shkak të gjendjes serioze në Kosovë, Kurti thotë merr pjesë nëpër seminare që janë të rendit të tretë e katërt.

Amerikanët iu qojnë porosi ministrave, zyrtarëve të qeverisë se nuk mund të udhëtojnë në SHBA sepse gjendja është serioze, duhet të qëndroni këtu, e ky sillet poshtë e lartë nëpër seminare që janë të rendit të tretë e katërt, që edhe deputetët me i dërgu sepse kanë detyra ndoshta edhe me të rëndësishme“.