Një sherr i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Sarandës, ku janë përfshirë disa të rinj. Pamjet e sulmit me thikë në një berberhane dhe përplasja e dhunshme me karrige e tavolina në një lokal pranë saj, janë publikuar nga avokati Arben Llangozi.
Pamjet e publikuara tregojnë momentet e para të konfliktit, pranë hyrjes së shëtitores. Një debat mes disa të rinjve përshkallëzohet me shpejtësi në përplasje fizike dhe më pas në përdorimin e mjeteve prerëse.
Nga ngjarja u raportuan fillimisht tre të plagosur: vëllezërit Elidon dhe Mario Shukulli, si dhe Andi Saliaj. Të dëmtuarit u dërguan në Spitalin e Sarandës, ndërsa Elidon Shukulli u transportua drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.
Policia e Sarandës njoftoi më pas arrestimin e tre personave të dyshuar, Kamelo Aliaj, Andi Saliaj dhe Eduard Bajramit. Ndiqni pamjet: