‘Gjak shqiptari’: Momenti kur Granit Xhaka përplaset me dyshen e Chelsea

06/11/2022 | 15:47
‘Gjak shqiptari’: Momenti kur Granit Xhaka përplaset me dyshen e Chelsea

Skuadra e Arsenalit triumfoi ndaj Chelseat në “Stamford Bridge” me rezultat minimal 0:1.

Golin e fitores e shënoi Gabriel në minutën e 63’të dhe kështu Arsenali mbetet në krye të Premierligës.

Megjithatë, gjatë ndeshjes pati edhe tensione mes lotjarëve.

Në fund të ballafaqimit, futbollisti shqiptar, Granit Xhaka pati disa momente të nervozizmit dhe u përplas me dyshen e Chelseat, Kovacic – Chalobah.

Pamjet i gjeni më poshtë, të cilat janë publikuar në Twitter.