Enver Hasani, ish kryetar i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, në “Pressing” të T7 ka folur për shkarkimin e Naser Sahitit nga pozita e rektorit të UP-së, emërimin e ushtrueses së detyrës së rektores Luljeta Plakolli dhe për dekanin e Fakultetit Juridik.
Hasani e akuzoi për plagjiaturë dekanin e Juridikut, Avni Puka.
Ai tregoi se si “u zhgënjye” nga Puka, derisa tregoi se “e ka këqyrë profilin psikologjik” të tij.
“Pas kërkesës së dekanit, kur është zgjedhë dekani kam besu që do të bëhet një lloj fryme pak më ndryshe dhe kam qenë instrumental në ardhjen e tij aty, po kjo ndërhyrje ishte shqetësimi im i parë. E dyta para 3-4 muajsh krejt thanë është duke u bërë një reformë. Disa kolegë të ri më thirrin, më thojnë po dojnë me ma hjekë lëndën dhe unë i thashë që kjo është logjikë e rrugës… Ajo ishte zhgëjimi im përfundimtar që më çoi mu me këqyrë profilin psikologjik siç e kam pasë bërë me rastin Lumezi…. E këqyra njëherë doktoratën e tij dhe rezulton, pas një analize 2-3 muj, doktoratën e tij për përgjegjësinë penale. Përmbi 50 për qind plagjiat brutal, e disa autorëve shqiptarë, nuk ka rëndësi kush”, tha Hasani në “Pressing”.
Ndërsa, për punimin e ushtrueses së detyrës së rektores së UP-së, Luljeta Plakolli, tha se ishte “zhgl dhe plagjiat”.
“Për fat të keq, kam qenë kryetar i komisionit të saj për doktoratë para një viti e gjysmë. Mas tri katër herë, se u lodha, se problem është 3-4 me kontrollu një doktoratë dhe mos me t’i marrë parasysh. Një herë e dy me kolegë, dikur u dorëzova dhe me kërkesën dhe lutjen e dekanit ne e lëshuam me kërkesën që në dosje me pasë një temë tjetër sipas vërejtjeve… Bile unë i thashë ky as punim seminarik nuk është, jo për doktoraturë… Tmerr. Unë jam në universitet prej 87-s, kam pasë rast me ndihmu dhe monitoru në çdo nivel”, tha ai në T7.