Escobar mposhti ithtarët e Thaçit dhe Ramës që e duan ndarjen e Kosovës/ Këto janë mesazhet e qarta të emisarit nga SHBA për epilogun e dialogut

Është një partneritet i palëkundshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Diskutuam edhe për çështjet e marrëdhënieve me Serbinë dhe implikimet rajonale nga dialogu. Po ashtu edhe rëndësinë për të vazhduar mbështetjen amerikane për pavarësinë, sovranitetin dhe sigurinë tuaj. Është e rëndësishme të rreshtoheni në vlerat evropiane në këtë kohë krize në kontinentin evropian. Dua të theksoj sërish se ShBA e mbështetë Kosovën në gjitha aspiratat e saja euroatlantike dhe do të shohim mundësitë për të pasur partneritet me Republikën e Kosovës për të mundësuar një gjë të tillë”, theksoi Escobar.

Ai pritet të shkojë në Beograd, ku nesër do të takohet me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Profesori Enver Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se vizita e z. Escobar ri-theksoi se zgjidhja e konfliktit dhe marrëveshja përfundimtare do të garantojnë pavarësinë, shtetësinë, integritetin territorial, funksionalitetin e shtetit.

“Sot në Kosovë ndodhet për të disatën herë i dërguari i Presidentit amerikan Biden, Gabriel Escobar. Duket qartë se SHBA-të janë vënë në mbështetje të plotë të projektit europian të Ballkanit Perëndimor, projekt që fillon me zgjidhjen e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë. Zoti Escobar ndodhet në Prishtinë, me qëllim që të nxitë Kosovën të jetë konstruktive dhe të mos bllokojë dialogun me Beogradin.