Emisari special për Ballkanin Perëndimorë, Gabriel Escobar, i ka bërë me dije Qeverisë Kurti që kërkesa e tyre që të shtyhet afati për targa edhe për 10 muaj të tjerë, duhet të merret shumë parasysh.
Escobar thotë se “është e rëndësishme që kur SHBA-të bëjnë rekomandime, njerëzit t’i dëgjojnë ato”.
“Dua të filloj duke thënë se Kosova ka të drejtë që ta zbatojë këtë, por ne duam të zbatojmë në mënyrë që nuk i ngritë tensionet e që nuk ka shpërqendron nga disa gjëra që duhet t’i bëjmë”.
“Nuk është sekret që ne kemi kërkuar edhe 10 muaj të tjerë. Do të doja ta shihja këtë që të ndodhte. Kjo nuk është vetëm kërkesë e SHBA-ve por e gjithë QUINT-it. Dhe kjo është për shkak se ne e përkrahim më së shumti Kosovën. Besojmë se është e rëndësishme që kur ne bëjmë rekomandime, njerëzit t’i dëgjojnë ato”, ka thënë z. Escobar.
I pyetur nëse është marrë ky zotim nga presidentja Osmani dhe Kurti, ai u përgjigj negativisht.
“Jo, nuk e morëm. Prandaj, ende po e pres këtë. E di që do të ketë edhe të tjerë zyrtarë nga Qunti që do të vizitojnëm z. Lajçak do të jetë këtu. Dua të sigurohem që njerëzit që janë të përfshirë në negociata të dëgjojnë një përgjigje pozitive për këtë”, tha Escobar.