Gjatë gjithë sezonit veror, estrada bën “garë” se kush është në listën që paguhet më shumë, e kush dominon me koncerte.
Por, tatimpagues të rregullt duket se nuk janë të gjithë. Përkundër fitimeve mijëra euroshe të cilat i reklamojnë në rrjete sociale, ata karshi shtetit duken të “varfër”, shkruan lajmi.net.
Të gjithë bashkë, këngëtaret brenda një viti kanë paguar obligime tatimore rreth 1 milion euro, por kjo sipas Administratës Tatimore të Kosovë (ATK), nuk përputhet më fitimet reale që ata marrin.
“Duke pa aktivitetet e tyre që në sezonin e verës shumëfishohet dhe krahas deklarimit shohim tek disa këngëtar mospërputhje të aktivitetit dhe deklarimit, andaj për këtë qëllim është̈ hartuar projekti për Akomodim dhe Shërbime Ushqimore, ku në kuadër të tij trajtohen edhe këngëtarët dhe gjithë̈ zinxhiri që e ndërlidh ketë̈ aktivitet”, kanë thënë nga ATK në një përgjigje dhënë për lajmi.net.
Estrada duket se ka mundësinë e fundit që t’i ikë ndëshkimit nga shmangia e tatimit. Kjo pasi që ATK pret që me datën e fundit të këtij tremujori të bëhet deklarimi i saktë i tatimeve, pasi sipas tyre kanë të dhëna të mjaftueshme.
“ATK pret që me datën e fundit të afatit tremujorshit, të bëhet deklarimi i saktë i tatimeve në mënyrë që kategoria e apostrofuar të mos bëhet pre e ndëshkimeve”, ka thënë për lajmi.net zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi – Sefa.
Por përveç atyre që këngëtarët i deklarojnë, ATK ka treguar se në “llupën” e saj janë edhe rrjetet sociale të të apostrofuarve, qarkullimi bankar e standardi jetësor.
“Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, nga muaji maj kur edhe rritet kërkesa për këtë aktivitet (këngëtareve, gastronomisë, hoteleve etj) kanë filluar me mbledhjen e të dhënave të cilat tregojnë gjendjen reale të aktiviteteve që zhvillojnë këto kategori, si nga përdorimi i metodave direkte-që nënkupton vizita, kontrolle dhe inspektime sipas nevojës, kanë mbledhur edhe të dhëna/informata përmes metodave indirekte, siç janë rrjetet sociale, koncertet, qarkullimi bankar, standardi jetësor (shtëpitë̈, veturat, banesat, veshjet, udhëtimet etj)”, kanë bërë të ditur nga kjo Administratë.
Tutje, kanë shtuar se në gusht kanë mbajtur konferencë pikërisht për këtë çështje ku është është bërë thirrje që të deklarohet dhe paguhet saktë tatimi në fitim dhe obligimet tjera që përcaktohen me Legjislacionin Tatimor.
Në anën tjetër, 478 është numri i këngëtareve të regjistruar në ARBK, numër në të cilin sipas ATK-së mund të jenë përfshirë edhe tatimpagues të cilët nuk zhvillojnë̈ aktivitetin e këngëtarëve. /Lajmi.net/