Analisti pro Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, duket se nuk është shumë në dijeni për rritjen ekonomike të vendit.
Gjatë një debati që u zhvillua në emisionin Pressing në T7, Ramabaja duke u munduar ta “çojë në qiell” Qeverinë Kurti, ai deklaroi se Kosova këtë vit ka rritje ekonomike prej 10 për qind, përcjell Periskopi.
Si duket z. Ramabaja e ka keqkuptuar postimin e kryeministrit Kurti, ku ditë më parë deklaroi se “vitin që lamë pas shënuam rritje ekonomike prej 10,7%. Ndërkaq, në çerekun e parë të këtij viti patëm 4.9% rritje ekonomike”, thuhej në postimin e Kurtit. Pra, pretendimi i kryeminstrit Kurti për këtë rritje të vitit të kaluar e ka ‘ngatërruar’ z. Ramabajën.
Përndryshe nga Banka Qendrore e Kosovës e kanë përgenjështruar kryeministrin Kurti, duke thënë se nuk pati rritje ekonomike 4.9 për qind [për çerekun e parë të këtij viti], por 3.7 për qind. /Periskopi/