Dy gra të cilat blenë shilte për karriget e kopshtit në një dyqan bamirësie në Cyrih, morën shumë më tepër se aq.
Në vend që të blinin thjesht diçka të rehatshme mbi të cilën të uleshin, brenda shilteve gjetën një zarf me 20 000 franga (20 330 dollarë).
Gratë raportuan gjetjen e parave në polici, që përcaktoi se zarfi dhe shiltet i përkisnin një zonje e cila kishte humbur jetën së fundmi.
Policia tregoi se familja e saj i kishte dhënë shumë orendi organizatës së bamirësisë.
E bija e së ndjerës i dha dy grave 3000 franga si shpërblim.