Djaloshi u përpoq të shfaqej live në televizion, por mbeti i zhgënjyer

Një djalë tentoi të shfaqej në një emision televiziv, por pas reagimit të gazetares, ai mbeti i zhgënjyer.

Gazetarja e FOX-it, Jacqueline Matter, publikoi një video në Twitter, e cila u bë shpejt hit në rrjetet sociale.

Gjegjësisht, gjatë xhirimeve të një reportazhi në rrugë, në një moment pas gazetares është shfaqur një djalë i cili ka nisur të bërtasë duke menduar se do të jetë në televizion.

Por, djaloshi mbeti i zhgënjyer pasi që gazetarja i tha se “Nuk do të jemi live”.

Mirëpo, djali edhe pse nuk ia ka arritur qëllimit të planifikuar, pra nuk ka dalë në televizion, është parë nga një masë më e gjerë njerëzish që kur gazetari e ka postuar videon në Twitter. /Telegrafi/