Kryeministri i Kosovës Albi Kurti ndodhet në Tiranë dhe po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama në ambientet e Vilës qeveritare 30.
Takimi mes Kurtit dhe Ramës ka nisur prej disa minutash dhe është zhvilluar larg vëmendjes së mediave.
Ende nuk ka detaje në lidhje me arsyet e takimit apo të vizitës së kreut të qeverisë së Kosovës në Shqipëri.
Janë siguruar pamjet e momentit kur në vilën qeveritare mbërrin Albin Kurti.