Hamiti: Kurti dhe VV-ja po e bëjnë rrush e kumbulla buxhetin

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë në detyrë për ndarjen nga 100 euro për disa kategori të shoqërisë.

 

Ai ka bërë me dije se Albin Kurti dhe VV-ja po e bëjnë rrush e kumbulla buxhetin për pushtet të vetin.

Në profilin e tij në Facebook, Hamiti ka shkruar se pushteti aktual nuk bën buxhet zhvillimi sepse nuk dinë ta zhvillojë Kosovën.