Gazetari Parim Olluri ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka fyer dhe poshtëruar qytetarët qe udhëtojnë jashtë vendit.
Sipas Ollurit, kryeministri i fyeu qytetarët kur tha se punëtorët e krahut në Gjermani janë analfabetë.
Olluri tha se ata që punojnë në Gjermani s’janë analfabetë, por njerëz që e lëshuan vendin për një jetë më të mirë.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Ollurit:
Kurti urgjentisht duhet me i kerku falje te gjithe njerezve qe kane marre rrugen e mergimit per nje jete me te mire. Njerezve qe per nje jete me te mire jane detyruar qe te punojne si punetore krahu ne Gjermani.
Kjo deklarate e tij eshte fyese dhe poshteruese. Ai duke dashur qe ta fitoj betejen publike kunder Rrahman Jasharajt, po flet lidhje e palidhje duke ofenduar grupe shoqerore.
“Të krijosh ditë pa mësim për fëmijët është papërgjegjësi. Duke nxjerrë analfabetë e duke menduar veç për paga po na shtohen listat sociale. Ose asistencë ose punëtorë krahu në Gjermani”
Kurti, si njeri qe ka jetuar ne Kosove gjate tri dekadave te fundit, duhet te jete i informuar qe prej viteve te 90’ta Kosoven e kane leshuar njerez intelektual te ketij vendi per te punuar si “punetore krahu” ne Gjermani. Per nje jete me te mire per familjen e tyre.
Ata qe kane punuar e punojne edhe tash “punetore krahu” ne Gjermani nuk jane analfabete.
Por, jane njerez qe jane detyruar ta leshojne vendin fillimisht per shkak te regjimit te Millosheviqit e pas luftes per shkak te keqqeverisjes, e cila po vazhdon edhe ne Qeverine Kurti.
Shume “punetore krahu” te dikurshem ne Gjermani sot jane ndermarres e profesioniste te sukseshem atje. Eshte e turpshme qe kryeministri i Kosoves nje kategori te tere shoqerore me e klasifiku zyrtarisht si “Analfabete”.