Trump jep lajmin e madh: Ja kur bie me të madhe çmimi i naftës

Presidenti amerikan Donald Trump pret një rënie të ndjeshme të çmimit të naftës pas përfundimit të konfliktit me Iranin. Sipas tij, çmimi do të nisë të ulet shpejt sapo të përfundojnë luftimet, ndërsa aktualisht nafta tregtohet rreth 100 dollarë për fuçi.

 

Trump e bëri parashikimin gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë, ku foli për ndikimin e konfliktit në tregjet e energjisë. Ai tha se shumë parashikime për një rritje shumë më të madhe të çmimit të naftës nuk janë realizuar.

Sipas presidentit amerikan, nafta aktualisht është rreth 100 dollarë për fuçi, ndërsa pas përfundimit të luftës pritet të jetë “dukshëm më e lirë”. Trump nuk dha një shifër konkrete për nivelin ku mund të zbresë çmimi i naftës.