Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar ndaj deklaratave nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitakut dhe ish-emisarit amerikan për dialog, Richard Grenell rreth takimit të Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel.Ai përmes një statusi në Facebook deklaratat e Çitakut dhe Grenelliti ka quajtur si “dëshpërim” i të dyve, pasi sipas tij Kurti ka sjellje dinjitoze.
“Grenell dhe Vlora Çitaku në aksion. Sa më dinjitoz Albin Kurti, aq më të dëshpëruar këta dy’, ka shkruar shkurtimisht Rrustemi.Çitaku i ka reaguar antarit të VV-së, Hysamedin Feraj, pasi ai ka pretenduar se prapa Kurtit nuk kishte flamur shtetëror, sepse Stoltenberg ka çuar mesazhin që ai dhe Kurti janë të bashkuar, ndërsa Vuçiqit, që kishte flamurin prapa, i ka çuar mesazhin që janë të ndarë.
Kurse, ish-emisari Grenell ka qenë aktiv në Twitter rreth takimit të sotëm duke vazhduar kritikat e tij ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se populli i Kosovës meriton një lider që punon me ShBA-në dhe BE-në për të sjellë zhvillim dhe normalizim ekonomik.