‘Dua të bëhem nuse e Kosovës’ – vajza nga Polonia vjen te i dashuri kosovar, pret që t’i propozojë

Edhe sot, ekipi i emisionit “Era Verë” ka qëndruar në Aeroportin “Adem Jashari”.
Gazetar: Liridon Spahiu

Aty ka takuar shumë mërgimtarë, por mes tjerash pati rastin të takohet edhe me një vajzë nga Polonia.
Ajo tregoi se ka lidhje të fortë me Kosovën, pasi i dashuri i saj është nga këtu.

E pyetur nga gazetari se a dëshiron të bëhet nuse e Kosovës, ajo ishte shumë e vendosur.
Por, ajo tha se i dashuri kosovar ende nuk i ka propozuar edhe po pret që ta bëjë këtë.
Këtë moment interesant mund ta ndiqni në videon më poshtë.