Si i ftuar në emisionin e verës në T7, Shemsi Krasniqi i “Ilirëve” rrëfeu për incidentin e ndodhur në festivalin “Sunny Hill”. Pasi u përpoq të këndonte në skenën e festivalit u arrestua nga policia.
Krejt kjo ndodhi si pasojë e një bisede që pati me organizatorin e festivalit, Dukagjin Lipa.
Ai pos tjerash, në “Era Verë” tregoi se dikur ka pasur një raport të mirë me Dukagjin Lipa-n, por ndodhi një incident i tillë dhe kërkon falje për këtë. Gjithsesi, ai iu drejtua me disa fjalë të rënda atij.
“Jam ndjerë keq, kërkoj falje edhe unë”, tha Krasniqi.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim.