Nga Viktor Buzhala
Është evidente: Aktualisht gjeopolitika ka ndryshuar dhe Amerika e do një kurs më të ashpër ndaj Rusisë dhe vasalëve të saj.
Pikërisht në këtë pikë takohen edhe me Albin Kurtin. Tashmë, Kurti po mbështetet në çdo hap, duke demantuar çdo zë në Kosovë.
E akuzuan që në Amerikë nuk do ta presë askush, pasi ajo nuk e pret Kurtin. Ndodhi e kundërta, e priti Sekretari i Shtetit, Blinken, madje me nderime të larta.
Thanë: Ka shkuar në Amerikë për tu zotuar që do ta bëjē Asocacionin.
Doli serish Escobar dhe i demantoi: S’ka Asociacion jashtë Kushtetutës dhe me kompetenca shtetërore.
Thanë sërish: Kurti reciprocitetin e dokumenteve e bëri kokë me veti, pa koordinim me Amerikën.
Doli ambasadori dhe tha: Çdo gjë ishte në koordinim të plotë me ne.
Realisht, lëvizjet në veri ishin vijë e kuqe për Serbinë. Secili analist euro-amerikan që është pararojë e zhvillimeve, ia tërhoqi vërejtjen Vuçiqit që po luan me kartën e Putinit.
Në fund, doli shefi i NATO’s, i cili i tregoi Presidentit të Serbisë përmes telefonit që secila lëvizje në Kosovë do të merrë kundërpërgjigje nga vet aleanca ushtarake më e madhe e botës.
Pra, topi është në anën tonë, Kurti po mbështetet fuqishëm nga Amerika në vendimet dhe verpimet e tij. Edhe opinioni kosovar duhet ta bëjë këtë. Natyrshëm, me kritika dhe gjithmonë në funksion të së vërtetës.