Skandal i madh! E turpshme çfarë bëri BE-ja sonte kundër Kosovës

Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian (EU Enlargement Forum 2026), organizuar nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e komisionares për Zgjerim, Marta Kos.

 

Përderisa Kosova nuk ka pasur fare përfaqësues në këtë aktivitet të dedikuar afrimit të vendeve të rajonit me BE-në, në mbrëmjen hapëse dhe koncertin e mbajtur më 15 nëntor – një ditë para ngjarjes kryesore – në skenë është interpretuar kënga patriotike serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, e njohur për pretendimet historike, politike dhe nacionaliste serbe mbi Kosovën.

Sipas programit zyrtar, në mbrëmjen kulturore morën pjesë Orkestra e të Rinjve të Ballkanit Perëndimor (Western Balkan Youth Orchestra) dhe grupi muzikor slloven “Kapobanda”, ku pikërisht ky i fundit e interpretoi këngën kontroverse.

 

Çfarë përmban kënga “Oj Kosovo, Kosovo”?

Kënga, e cila nis me vargun “Sa Kosova zora sviće” (Nga Kosova zbardh agimi), është shkruar në vitin 1989 nga kompozitori serb Ljubomir Ljuba Manasijeviq – në kohën e shënimit të 600-vjetorit të Betejës së Kosovës – dhe u regjistrua në vitin 1990, duke u shndërruar në simbol të diskursit nacionalist serb.

Në tekstin e saj përmenden Graçanica, Vidovdani, princi Lazar dhe Millosh Obiliqi, ndërsa mesazhi politik bëhet i drejtpërdrejtë në vargjet ku pretendohet se Kosova është tokë serbe dhe se nuk do ta dorëzojnë. Një version i kësaj kënge ishte publikuar edhe më 27 qershor 2022 nga këngëtarja serbe Danica Cërnogorçeviq, e shoqëruar me një mesazh të mitropolitit Amfilohije, ku Kosova cilësohej si “zemra e zemrës” së popullit serb.

Kontrasti me agjendën evropiane të Forumit

Forumi i Zgjerimit të BE-së, i cili vazhdon më 16 nëntor me fjalimet e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentit të Finlandës, Alexander Stubb, dhe komisionares Marta Kos, ka për qëllim diskutimin e reformave, sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal.

Megjithatë, lejimi i një kënge me ngarkesë të tillë nacionaliste në një ngjarje zyrtare evropiane, në mungesë totale të përfaqësuesve të Kosovës, ngre pikëpyetje serioze mbi ndjeshmërinë politike të organizatorëve në Bruksel.