Policia e Kosovës, në bashkëpunim me pjesëtarë të KFOR-it, kanë dalë në vendin e ngjarjes në fshatin Medvec të Lipjanit, pas dyshimeve për mjete shpërthyese.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet prezenca e zyrtarëve policorë dhe pjesëtarëve të KFOR-it.
Dyshohet se bëhet fjalë për mjete shpërthyese, përkatësisht granata dore, mirëpo deri më tani nuk ka informacione zyrtare lidhur me rastin.
IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve shtesë.
Më poshtë mund të shihni pamjet nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/