Gazeta Minuti brenda partisës së dytë opozitare ka siguruar informacione se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të mbajë javën e ardhshme një Kuvend të Jashtëzakonshëm Zgjedhor.
Sipas këtyre burimeve, iniciativa lidhet me diskutime të brendshme rreth drejtimit të partisë dhe me një proces të supozuar të mbledhjes së nënshkrimeve.
Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga organet e LDK-së që një kuvend i tillë është thirrur për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.