Kësaj radhe e kanë përnime, Pranvera dhe Marjani pjesë e Big Brotherit të Kosovës, veç kanë nis me i palu teshat

Një pamje e fundit e publikuar nga Marjani ka nxitur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale, duke rikthyer në vëmendje mundësinë që ai dhe Pranvera të jenë pjesë e edicionit të ri të “Big Brother VIP Kosova”.

 

Në pamjet e publikuara, Pranvera shihet duke rregulluar rrobat, ndërsa një moment i veçantë nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit.

Gjatë videos, Marjani dëgjohet duke thënë se po i bën teshat gati, një deklaratë që ka mjaftuar për të ngritur dyshimet se çifti mund të jetë duke u përgatitur për një angazhim të ri.

 

Kjo pamje ka bërë që shumëkush të pyesë nëse bëhet fjalë për një sinjal të mundshëm për pjesëmarrjen e tyre në spektaklin e shumëpritur, i cili pritet të sjellë personazhe të njohura dhe histori të reja për publikun.

Pranvera dhe Marjani janë emra që kanë zgjuar interesim në rrjetet sociale, ku raporti dhe momentet e tyre të përbashkëta kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve.