Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, gjatë seancës së sotme iu drejtua kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë “mjeshtër për të devijuar temën e diskutimit”.
Ai tha se nuk e kanë hallin e partive dhe qeverisë, por një hall tjetër.
Nuk e kemi hallin se çka ndodh me qeverinë dhe partitë, hallin e kemi të thjeshtë: ti je dobësu, qeveria jote u dobësu para Serbisë, qytetari i Kosovës është dobësu qat ditë që ti në 12 të natës ke marrë vendim, ke mujt ni ditë përpara”, tha Tahiri.
Ai e garantoi Kurtin se më 1 shtator prapë do ta mbështesin Kurtin për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë.
:Me 1 shtator prapë do të jemi me ty përballë Serbisë, por mos bo gabime npikë tnatës, n12 tnatës, mi kthy njerëzit, përgatitu, merr vendime ekzekutive. Rriti pagat, çka dreqi u bo me ato paga që ni vjet e gjysmë mi pru”, tha Tahiri.