Kapen ashpër mes vete gazetarët Lirim Mehmetaj dhe Valon Syla

Një përplasje publike ka nisur mes gazetarit Valon Syla dhe gazetarit Lirim Mehmetaj, pas reagimeve të tyre të kundërta lidhur me Ligjin për ndryshimin e kornizës ligjore për Gjykatën Speciale dhe protestën “Liria ka Emër”.

Syla, në reagimin e tij, e ka akuzuar Mehmetajn dhe të tjerë për kritikimin e Ligjit dhe protestës, duke ngritur pikëpyetje nëse përmes këtyre kritikave po dëmtohet edhe kauza e UÇK-së. Ai ka thënë se disa persona po paraqiten si zëdhënës të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe familjeve të tyre, pa pasur autorizim për ta bërë një gjë të tillë.

Sipas Sylës, protesta “Liria ka Emër” ishte një sukses i madh i opozitës dhe i përkrahësve të UÇK-së dhe nuk duhet të diskreditohet pas përfundimit të saj.

Mehmetaj i është përgjigjur drejtpërdrejt Sylës, duke e nisur reagimin me tone të ashpra: “Valon Syla o gllup, ngo këtu…”