Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës, në një zhvillim të ndodhur në minutat e fundit të afatit për zgjedhjen e presidentit.
Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar votimin për zgjedhjen e presidentes, ndërsa Shiroka-Pula ka marrë votat e nevojshme për të marrë këtë detyrë.
Zgjedhja e saj vjen pas një dite të gjatë zhvillimesh në Kuvend, ku në fokus ishte edhe miratimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Me zgjedhjen e Shiroka-Pulës, Kuvendi ka shmangur skadimin e afatit për zgjedhjen e presidentit, ndërsa tash pritet të procedohen hapat e tjerë institucionalë pas votimit.
Ky zhvillim përmbyll një ditë të ngarkuar politike në Kosovë, e cila u karakterizua nga diskutimet për Ligjin për Specialen dhe zgjedhjen e presidentit.