Ky ishte 5 vjeçari nga Belegu i Deçanit që bëri roje me ushtarët e UÇK-së

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte mishërim i një Iuftë të gjatë dhe të rëndë për çlirim dhe pavarësia.

Dalja në skenë e UÇK-së kishte mobilizuar popullin në zona të ndryshme të vendit, veçanerisht në Dukagjin.

Në këtë rajon, të gjithë fshatrat ishin rreshtuar krah UÇK-së, kishte mosha të ndryshme që veshën uniformën e krenarisë.

Mirëpo, një ushtar mbetet i veçantë. Bëhet fjalë për Erblin Riza Kilaj nga fshati Beleg i Deçanit.

Ai në në vitin 1998, me nisjen e Iuftës në Dukagjin, ishte vetëm pesë vjeçar, shkruan Ballkani.info.

“Me besoni vllazën, qeky osht Erblin Riza Kilaj, i lindur më 1993. Gjatë vitit 1998 ka bo roje me shumë burra të Belegut”, thotë Xhavit Vishaj, ish ushtar i UÇK-së, tash i FSK-së.